BeH parashtroi ankesë para Gjykatës ndërkombëtare në Hagë për gjenocid kundër Serbisë
Delegacion i Bosnjë e Hercegovinës sot sërish ka parashtruar ankesë para Gjykatës ndërkombëtare në Hagë për gjenocid kundër Serbisë.
Delegacioni i kryesuar nga Sakib Softiq, ish-avokat i BeH-së për veprën kundër Serbisë.
Kërkesa për ripërtëritje të ankesës është parashtruar pa pajtim të presidencës së BeH-së, njofton BTA.
BeH ka dorëzuar ankesë para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë në vitin 1993, kur e ka akuzuar Beogradin për spastrim etnik të kroatëve dhe myslimanëve gjatë luftës.
Më 26 shkurt të vitit 2007, gjykata vërtetoi se forcat e serbëve të Bosnjës kanë kryer gjenocid në Srebrenicë, kur janë vrarë rreth 8.000 myslimanë, por Serbia nuk është përgjegjëse për organizimin e gjenocidit.
Afati për rishqyrtimin eventual skadon më 26 shkurt të këtij viti./MIA