Sulm i armatosur në Niger, humbin jetën 10 ushtarë

Në qytetin Telava i cili ndodhet në kufirin me Malin në perëndim të Nigerit, kanë humbur jetën 10 ushtarë dhe janë plagosur disa të tjerë si rezultat një i sulmi të armatosur ndaj ushtarëve të cilët kanë qenë duke patrulluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet e sigurisë, jetën e kanë humbur 10 ushtarë ndër të cilët njëri ka qenë me gradë, ndërsa janë plagosur disa të tjerë si rezultat një i sulmi të armatosur ndaj ushtarëve të Nigerit, të cilët kanë qenë duke patrulluar në qytetin Telava.

Nga ana tjetër, burimet lokale kanë informuar se sulmuesit gjithashtu kanë grabitur 10 automjete dhe 4 automjete kanë sjellur në gjendje të papërdorshme.

Qeveria e Nigerit akoma nuk ka bërë ndonjë sqarim në lidhje me rastin.

Në një sulm të armatosur më 8 nëntor 2016 në rajonin Banibangu në perëndim të vendit, humbën jetën 5 ushtarë ndërsa 3 ushtarë ishin plagosur.

Shteti i Nigerit, i cili kufizohet me vendet si Mali dhe Nigeria një kohë që përballet me sulmet e organizatave terroriste nga të cilët kanë humbur jetën shumë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button