Nëse s`pranohet platforma shqiptare, politikanet duhet menduar rreth formimit të parlamentit shqiptar në Maqedoni!

Plotë 26 vjet shqiptarët e  Maqedonisë kanë kërkuar  bashkëjetesën demokratike e multi-etnike shqiptaro-maqedonase, por assesi nuk po shkon. Kjo gjë vërehet edhe nga brenda edhe nga jashtë. Tani më është koha vërtetë të pyetemi se a do të ekzistojë ky shtet ose nuk do të ekzistojë fare. Sepse jetojmë në një shtet pa kurrfarë të ardhme. Jo rastësisht ekspertë, studiues dhe analistë të brendshëm dhe të jashtëm e quajnë “shtet artificial”. Ky moment është fundi i Maqedonisë si shtet “unitar”, duan apo s`duan ta pranojnë pala maqedonase.

Arsyet e lartpërmendura dhe një mori faktesh të tjera e vënë në pikëpyetje të madhe ardhmërinë e këtij shteti, prandaj po themi se Maqedoni pa shqiptarë nuk mund të ketë edhe pse këtë e dinë më së miri pala maqedonase. E dinë fare mirë se shqiptarët janë faktorë  edhe stabilizimi edhe destabilizimi. Këto fakte tani  më i ka të njohura edhe faktori ndërkombëtarë që përcjell zhvillimet në Maqedoni nga viti 2001 e këtej. Vetëm Gruevski, me klikën e tij nuk e pranon një fakt të tillë. Unitarizmi shtetëror bie poshtë, prandaj elita intelektuale maqedonase dhe i gjithë populli maqedonas dhe të tjerët që jetojnë në këtë shtet duhet njëherë e përgjithmonë ta pranojnë se është fundi i Maqedonisë si shtet unitar i pavarur e sovran. Ose do ekzistojë me shqiptarë dhe të tjerë ose nuk do të ekzistojë fare,  alternativë tjetër nuk ka.

Qeveria e re, poqesë mund të formohet me mandatarin e ri z.Zaev, atëherë duhet ta kenë parasysh pse reagojnë shqiptarët jo që edhe ata nuk e dinë. Reagimi i shqiptarëve në Maqedoni nuk është rastësisht, dhe  nuk ka pushuar asnjëherë, si para ashtu edhe pas vitit 2001.

Po ua përkujtojmë disa fakte: Problemi rreth Kushtetutës me ç ‘përbërjen e Jugosllavisë, Referendumit maqedonas (1991) dhe atij shqiptar(1992), emrit të shtetit, simboleve kombëtare, Statusit të ish- luftëtarëve të UÇK, cungimi i gjuhës shqipe ,Enciklopedinë famoze rreth shtrembërimit të fakteve historio-grafike, probleme me komunat shqiptare, problemet me arsimin fillor të mesëm e të lartë, ligji diskriminues për stimulimin e lindjeve, gjykimi tendencioz i gjykatave, rastin “Monstra”,” Sopoti”,Vrasja e Harun Aliut me shokët, etj. që opinioni i gjërë i ka veç të njohura.

Mendojmë dhe vlerësojmë se tani më është koha të mendohet seriozisht  si nga politikanët maqedonas dhe ato shqiptarë, rreth këtij shteti do të bëhet apo do të çbëhet. Jam i prirur të besoj se kësaj rradhe do të ngrihet vetëdija te politikanët ,maqedonas dhe elita e tyre, që ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë realitetin tone të hidhur. Nëse jo… atëherë te shqiptarët ka ardhur koha  seriozisht që të pyetemi?

Nëse s`pranohet platforma politike shqiptare, politikanët shqiptarë  duhet menduar rreth formimit te parlamentit shqiptar në Maqedoni apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button