Kush janë katër kandidatët për president të Maqedonisë?

Presidenti aktual Gjorge Ivanov dhe kandidati i VMRO DPMNE-së edhe për mandat të dytë në krye të shtetit, është i lindur më 2 maj, 1960 në Vallandovë.  Ivanov është i diplomuar në fakultetin juridik në Universitetin shtetëror ‘Shën Kirili dhe Metodi’. Karrierën politike e ka filluar gjatë kohës së studimeve me aktivizëm në organizatat liberale rinore. Edhe studimet e magjistraturës dhe doktoraturës, Ivanov i ka kryer në Universitetin e ‘Shën Kirilit dhe Metodit’. Tema e doktoraturës së tij ka qenë rreth ndërtimit të demokracisë në shoqëritë e ndara, konkretisht rasti i Maqedonisë. Përpara se të bëhej President, Ivanov ka punuar si profesor në fakultetin juridik ‘Justiniani i Parë’. Gjorge Ivanov është i martuar dhe ka një djalë.

Kandidati I LSDM-së për president, Stevo Pendarovski është i lindur më 3 prill, 1963 në Shkup. Ka diplomuar pranë fakultetit juridik “Justiniani i Parë”. Pendarovski ka magjistruar dhe doktoruar në Universitetin e ‘Shën Kiliri dhe Metodi’, ndërkaq si temë doktoruature ka pasur “Politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe shtetet e vogla: Korniza e diskursit nacional”. Karrierën e tij Pendarovski e ka filluar si avokat, ndërkaq më vonë është punësuar në Drejtorinë për analiza dhe hulumtime në Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë vitit 2001 ka punuar si zëdhënës i MPB-së. Pendarovski gjithashtu ka qenë këshilltar në Kabinetin e më shumë Presidentëve. Aktualisht punon si profesor në Universitetin American College, Shkup, si dhe është Kryetar i Këshillit për siguri dhe integrime në NATO të LSDM-së.

Kandidati i PDSH-së për president Iljaz Halimi, është nënkryetar i PDSH-së. Halimi ka qenë deputet i kësaj partie gjatë disa mandateve, si dhe nënkryetar i parlamentin në mandatin 1998-2002, gjatë koalicionit VMRO DPMNE-PDSH. Halimi gjithashtu ka qenë edhe zv/ministër i mbrojtjes.

Zoran Popovski, është i lindur më 8 shtator në vitin 1962. Është profesor i biokimisë dhe inxhinierisë gjenetike, specialist për biologji molekulare në Institutin për bio-teknologji. Në fakultet punon prej vitit 1992. Nga viti 2002-2006 punon si sekretar shtetëror në Ministrinë e arsimit si anëtar i LSDM-së.  

Lajme të ngjashme

Back to top button