KB urgjentisht kërkon 4,4 miliardë dollarë për të parandaluar katastrofë humanitare në katër shtete

KB ka nevojë urgjente prej 4,4 miliardë dollarëve në mënyrë që të parandalohet katastrofa humanitare në Jemen, Nigeri, Somali dhe Sudanin Jugor, theksoi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

Ai theksoi se është e domosdoshme që ato  para të grumbullohen deri në fund të muajit të ardhshëm.

“Mbi 5,6 miliardë dollarë nevojiten për operacione humanitare në ato katër vende në këtë vit. Deri në fund të marsit duhet të grumbullohen 4,4 miliardë dollarë në mënyrë që të parandalojmë katastrofë humanitare”, deklaroi Guteresh.

Tani për tani janë mbledhur vetëm 90 milionë dollarë, përkatësisht rreth 2 për qind e shumës së domosdoshme.

Ndihma nevojitet për mbi 20 milionë njerëz në Jemen, Somali, Sudanin Jugor dhe pjeësn verilindore të Nigerisë, sipas informatave të KB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button