Intensifikohen sulmet në Siri, 39 civilë të vdekur

Gjatë pesë ditëve të fundit në Siri kanë humbur jetën 39 civilë, ndërsa më shumë se 170 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkelja e armëpushimit në Siri është intensifikuar para raundit të katërt të negociatave paqësore në Gjenevë.

Negociatat për krizën në Siri të cilat deri më tani tre herë u mbajtën në Gjenevë, nuk kanë dhënë rezultate.

Marrëveshja për armëpushim në Siri e arritur me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë, hyri në fuqi më 30 dhjetor të vitit 2016. Përskaj shkeljes së marrëveshjes nga ana e forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, marrëveshja ka ulur intensitetin e luftës dhe hapi rrugë për negociatat e reja.

Siç theksuan burimet nga Mbrojtja civile, forcat e Assadit më 18 shkurt kryen sulm në rajonin Hereste në lindje të Damaskut. Sulmi është kryer gjatë një funerali, ku 17 persona humbën jetën ndërsa 54 të tjerë u plagosën.

Edhe një sulm tjetër ishte kryer një ditë më vonë në rajonin Kabun ku rëndë u plagosën 97 persona. Të njëjtën ditë është kryer sulm edhe në rajonin Dere në të cilin humbën jetën 6 civilë, ndërsa 6 të tjerë u plagosën.

Forcat e regjimit edhe më 20 shkurt kryen sulm në rajonin Duma në lindje të Damaskut në të cilin humbën jetën nëntë civilë. Dje u krye sulm në rajonin e Idlibit në të cilin shtatë civilë humbën jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button