Thaçi në takim me Timonien: Maqedonia ta rikthejë çështjen e emrit në agjendë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot në Ambasadën e Francës në Shkup zhvilloi takim pune me Ambasadorin Kristian Timonie.

Në takim, njofton PDSH, u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit politike dhe integrimit Euro-Atlantik të vendit.

“Kryetari Thaçi e njoftoi ambasadorin e Francës me qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare rreth situatës politike në vend, si dhe për pikëpamjet e PDSH-së për zgjidhjen e problemeve të brendshme dhe integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. Kryetari Thaçi ritheksoi urgjencën e rikthimit të çështjes së emrit në agjendë pasi që paraqet pengesë kryesore për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë. Bashkëbiseduesit u pajtuan se vendi urgjentisht duhet rikthyer në agjendën e integrimeve euro-atlantike”, thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button