Një diplomat nga Ambasada e Koresë së Veriut dyshohet për vrasjen e Kim Xhong-nam

Policia në Malejzi identifikoi një përfaqësues nga Ambasada e Koresë së Veriut si të dyshuar për vrasjen e Kim Xhong-nam. Edhe një tjetër i dyshuar për rastin e lidhur me aero-kompaninë shtetërore të Koresë së Veriut.

Policia kumtoi se ata dy persona ende janë në Malejzi dhe janë marrë në pyetje. Diplomati ka rangun e sekretarit të dytë në Ambasadë.

Policia konsideron se katër persona të tjerë të dyshuar për vrasjen kanë ikur në ditën e sulmit dhe janë nisur në Phenian. Javën e kaluar autoritetet malejziane arrestuan një verikorean dhe dy gra nga Vietnami dhe Indonezia lidhur me vrasjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button