SHBA: Urdhëra të reja për ballafaqim me pothuajse 11 milionë imigrantë

Ministria amerikane e Sigurisë së Brendshme sot i publikoi urdhrat e reja, të cilat paraqesin fillim për aksion të zgjeruar kundër imigrantëve ilegalë, me ç’rast do të përfshihen pothuajse 11 milionë të huaj pa dokumente, transmeton MIA.

Në dy memorandumet, të cilët i nënshkroi sekretari për siguri të brendshme Xhon Keli, thuhet se patrulla kufitare dhe përfaqësuesit e imigrantëve në afat më më të shkurtër të mundshëm do t’i deportojnë të gjithë imigrantët ilegalë, me disa përjashtime kur bëhet fjalë për fëmijë.

Drejtimet paraqesin plan për implementim të urdhrave ekzekutive për siguri kufitare dhe emigracion, që presidenti amerikan Donald Tramp e nënshkroi më 25 janar.

Në orientimet e Ministrisë thuhet se do të mbeten dispozitat mbrojtëse për imigrantët të cilët ilegalisht kanë hyrë në SHBA si fëmijë, por nuk do t’u dedikohen të gjithë imigrantëve të tjerë ilegalë.

Përfaqësues anonim të Ministrisë deklaruan se edhe pse çdo imigrant i cili ilegalisht qëndron në SHBA mund të deportohet, prioritet do të jenë ata të cilët paraqesin kanosje. Para së gjithash për personat të cilët paradokohe kanë hyrë në SHBA, kriminelë të dënuar dhe persona kundër të cilëve është ngritur aktakuzë për ndonjë krim, por ende nuk janë dënuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button