Mattis: Nuk jemi në Irak për ta konfiskuar naftën

Ushtria e Shteteve të Bashkuara “nuk është në Irak për ta konfiskuar naftën e askujt”, u tha mbrëmë liderëve irakianë në Bagdad, sekretari amerikan i mbrojtjes, James Mattis, duke e distancuar vetëveten nga komentet e presidentit amerikan, Donald Trump, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Zoti Mattis është zyrtari më i lartë i presidencës amerikane të Donald Trumpit, që e viziton Irakun, prej se zoti Trump i zemëroi irakianët duke imponuar ndalesë të përkohshme të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara dhe për sugjerimet e tij se Amerika është dashur ta konfiskonte naftën e Irakut, pas përmbysjes së së Saddam Husseinit, në vitin 2003.

Gjatë një takimi të mbajtur muajin e kaluar me personelin e agjencisë CIA, zoti Trump tha se “ne është dashur ta mbajmë nafëtn, por në rregull, ndoshta ju do të keni një rast tjetër”.

Zoti Mattis, nga ana tjetër, e ka përjashtuar një qëllim të tillë të afro 6 mijë ushtarëve amerikanë në Irak.

“Ne nuk jemi në Irak për ta konfiskuar naftën e askujt”, tha Mattis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button