Vriten 11 anëtarë të një familjeje afgane
Zyrtarë në lindje të Afganistanit thanë se 11 anëtarë të një familjeje afgane janë vrarë nga një sulm me granatë mbi shtëpinë e tyre.
Autoritetet thanë se të vrarët janë të gjithë civilë dhe se ata përfshijnë gra dhe fëmijë.
Sarhadi Zwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës Laghman, i tha Radios Evropa e Lirë se persona të armatosur, të dielën vonë, kanë hedhur dy granata dore në shtëpinë e familjes në qarkun Bad Pak.
Sipas tij, dhjetë anëtarë të familjes kanë vdekur brenda shtëpisë, ndërsa i 11-ti rrugës për në spital.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.