Maqedoni, sot e tejkaluam mesataren vjetore – 35 ditë ndotje të ajrit

Në Bashkimin Evropian numri i ditëve të lejuara me ajër të ndotur, gjegjësisht me grimca PM10 mbi të lejuarën është 35 ditë për 1 vit. Më 20 shkurt, Shkupi tanimë e arriti këtë  numër, kumtojnë eko-aktivistët e “Shkup Smog Alarm”, njofton Portalb.mk.

Shkupi i tejkaloi standartet vjetore të Evropës për ajër të ndotur që në shkurt, që është katastrofë ekologjike dhe shëndetësore, të cilën e jetojnë qytetarët e Shkupit, shtojnë nga Shkup Smog Alarm”.

“Rikujtojmë se Banka Botërore vlerëson se në Maqedoni nga ajri i ndotur humbin jetën 1.350 qytetarë, që do të thotë se çdo vit neve na ndodhë i ashtuquajturi “ekocid”. Apelojmë deri te autoritetet lokale dhe qendrore që të marrin masa për përmirësimin e ajrit në Shkup dhe mbarë Maqedoninë. Apelojmë deri te qytetarët që të shfrytëzojnë transport publik, biçikleta ose të bashkudhëtojnë (3-4 persona në një veturë)”, thonë nga reagimin e eko-aktivistëve, të cilin e kanë dërguar edhe deri te Qyteti i Shkupit, Ministria e Ekologjisë, Delegacioni  BE-së në Maqedoni, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Maqedoni, Ambasada e SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Holandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button