Poposki: Evropa përballet me ridefinim të marrëdhënieve globale

Ministri i Punëve të Jahstme, Nikolla Poposki, i cili merr pjesë në konferencën e sigurisë në Munih, konsideron se çështja qendrore e tubimit të njerëzve, që i krijojnë dhe zbatojnë axhendat globale diplomatike dhe të sigurisë, është nëse Evropa mund të përshtaten në ndryshimet që kanë ndodhur pas “Bregzit-it”, përzgjedhjes së Donald Trampit për president të SHBA-së, krizës në Ukrainë dhe involvimit rus në luftën në Siri.

“Është evidente se kemi dëshmuar për një fazë në të cilën raportet  janë ridefinimi në nivelin global. Këtu pyetja kryesore parashtrohet për atë sa Evropa është e aftë që të përballet me tipin e ti të sfidave të sigurisë, para se gjithash me terrorizmin dhe me balancin global të forcave. Sipas thënieve të të numrit më të madh të partnerëve nga Bashkimi Evropian, nuk mund të themi se Evropa është tërësisht e përgatitur për këtë ndryshim”, thotë Poposki në deklaratën për MIA-n.

Republika e Maqedonisë dhe vendet ballkanike ku sipas Poposkit më shumë do të ndjeheshin pasojat nga mossuksesi i kontinentit evropian të përballet në mënyrë efikase me situatën e sapokrijuar, suksesin e tyre i kanë borxh kapacitetit vetjak që vetë t’i zgjidhin problemet e tyre dhe ta zvogëlojnë varësinë nga Brukseli në ecjen përpara.

Poposki, i cili në Konferencën e sigurisë në Munih merr pjesë me ftesë të organizatorit, ambasadorit gjerman Volfganf Ishinger, në margjinat e ngjarjes ka pasur takime me më shumë ministra të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së dhe NATO-s.

Konferenca e sigurisë në Munih është një nga tubimet më me ndikim në botë, në të cilën përfaqësues të shteteve më të fuqishme, institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues nga sektori i biznesit i ndajnë qëndrimet e tyre dhe vizionet për të ardhmen e sigurisë botërore. Këtë vit yje kryesore të konferencës, në të cilën marrin pjesë mbi 500 të ftuar, mes të cilëve 25 shefa të shteteve dhe qeverive dhe 80 ministra të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes, janë nënpresidenti amerikan Majk Pens, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe themeluesi i “Majkrosoft” Bill Gejts.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button