KB: Nevojitet ndihmë urgjente humanitare për një milionë fëmijë në Ukrainën Lindore

Një milion fëmijë nga pjesa lindore e Ukrainës kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, paralajmëron UNICEF, duke shtuar se për një vit numri i tyre dyfish është rritur.

Agjencia e KB-së citon se për shkak të konfliktit në Ukrainë 1,7 milion persona i kanë braktisur shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra fëmijë jetojnë në rajone  të cilat janë cak i granatimit, derisa një e pesta e shkollave në pjesën lindore të vendit janë dëmtuar ose shkatërruar.

KB kumtoi se 3,8 milion ukrainas kanë nevojë për ndihmë për shkak të konfliktit. Sipas planit të organizatës botërore për këtë vit, Ukrainës i nevojiten 214 milionë dollarë për ndihmë, ndërsa nga ajo shumë deri tani janë mbledhur vetëm rreth tre milionë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button