Policia turke ka konfiskuar 600 kilogram heroin në kufirin me Iranin

Policia kufitar turke në kufirin me Iranin ka zbuluar 600 kilogramë heroinë në një kamion destinacioni i fundit i të cilit ishte Bullgaria, lajmëroi BTA.

Shoferi i kamionit, përndryshe shtetas iranian, ka paraqitur se transporton materiale ndërtimore, por Pajisjet e rentgenit kanë treguar më shumë ngarkesë dhe pas bastisjes së detajuar të automjetit janë zbuluar lëndë narkotike. Iraniani është mbajtur në paraburgim për shkak të marrjes së mëtutjeshme në pyetje.

Pas analizës profesionale të përmbajtjes, është konfirmuar se bëhet fjalë për heroinë.

Sipas shërbimit kufitar turk, kjo është sasia më e madhe e konfiskimit të lëndëve narkotike për sivjet dhe vlera e saj vlerësohet në rreth 60 milionë lira turke (15 milionë euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button