Bumçi: Kriza politike  në Maqedoni do të zgjidhet vetëm nëse Gruevski jep dorëheqje

Deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Aldo Bumçi, sot vlerësoi se kriza politike në Maqedoni do të mund të zgjidhet vetëm nëse lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, jep dorëheqje, njofton Portalb.mk.

Bumçi, i cili është anëtarë i Partisë Demokratike , gjatë seancës së sotme të seancës parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë deklaroi se edhe Gruevski edhe Edi Rama, duhet të japin dorëheqje që të zgjidhet krizat politike në Maqedoni dhe Shqipëri.

Bumçi dje deklaroi se kryeministri Rama e ka futur Shqipërinë në krizë politike dhe se politika e tij i shkatërron kompanitë, i varfëron qumështoret me blerje të ulët të qumështit de qytetarët e Shqipërisë me çmime të larta të rrymës elektrike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button