Kandidati i emëruar për sekretar amerikan të Punës Puzder u tërhoq

Kandidati i emëruar për Sekretar të Punës, Endrju Puzder është tërhequr nga procedura e mëtutjeshme për konfirmim të nominimit të tij bëri të ditur një burim pranë Puzderit, si dhe një zyrtar i lartë i administratës.

Vendimin Puzder e mori pasi që pjesa më e madhe e senatorëve republikanë u kërcënuan se do të votojnë kundër emërimit të tij.

Republikanët e Senatit i thanë Shtëpisë së Bardhë se ai po humbiste mbështetje, duke shtuar se katër republikanë ishin të vendosur të mos e votonin dhe numri mund të arrinte në 12.

Puzderi ka nevojë për të paktën 50 vota që të kalojë, me votën e zëvendëspresidentit që përcakton dhe republikanët kanë kontrollin e vetëm 52 vendeve.

Puzder, CEO i kompanisë që ka në pronësi linjat e fastfudit, “Hardis” (Hardee’s) dhe “Karls Xhunior” (Carl’s Jr), është përballur me kundërshtime të forta nga demokratët, për shkak të pozicioneve të tij në lidhje me çështje të punësimit si dhe faktin që ka punësuar një punonjës shtëpie pa dokumenta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button