Shmanget katastrofa në SHBA

Rreth 190 mijë banorë, të cilët u urdhëruan që të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të rrezikut nga shembja e digës në afërsi të qytetit Orovill, në shtetin e Karolinës, në të cilën së fundi ishte hapur një vrimë e madhe, mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ka njoftuar sot sherifi i qarkut, Butte Honea.

Urdhri për evakuimin e 190 mijë banorëve, të cilët jetojnë poshtë digës në Orovill, u dha javën e kaluar dhe tani ata mund të kthehen në shtëpitë e tyre, por duhet të qëndrojnë në gatishmëri për tu evakuuar sërish, nëse një gjë e tillë dëshmohet si e domosdoshme, transmeton rtv21.tv

Zyra e sherifit qartësoi se urdhri për evakuim është reduktuar në vërejtje, për shkak të rënies së nivelit të ujit në liqe, si rezultat i punimeve për të forcuar kanalet për shkarkimin e ujit dhe prognozave për motin gjatë ditëve në vijim.

Zyrtarët njoftuan se është forcuar një kanal për shkarkim, i cili më herët ishte dobësuar për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Kanalet u dëmtuan si pasojë e akumulimit të ujit.

Diga rrezikonte të shembej, si pasojë e plasaritjeve, të cilat ndodhën si rezultat i shtypjes së madhe të ujit dhe për shkak të hapjes të një vrime të madhe në digë.

Diga në Orovill, me një lartësi prej 230 metra, është diga më e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button