Thaçi: Luftën e 2001-shit Ahmeti e bëri për ta shkatërruar PDSH-në

Partia Demokratike Shqiptare sonte mbajti tubim në lagjen Teteks 2 në Tetovë ku të pranishëm ishin kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, kandidati për president Iljaz Halimi, kandidatët për deputet Ernad Fejzullau si dhe Merale Ferati, transmeton Portalb.

Kryetari i PDSH-së para të pranishmëve tha se PDSH-ja është një parti e cila do tua kthejë dinjitetin shqiptarëve dhe se ai është lider i vuajtjeve dhe halleve.

“Nuk jam si ai Ali Ahmeti, unë kam 90 mijë vota me zemër dhe me mend, ai nuk ka vota, ato janë letra i vjedh ata. Unë nuk sillem sikur jam në qiell ose në hënë se flas në Kërçovë, unë flas midis Tetovës. Kjo parti që e ka drejtuar Arbër Xhaferi është tentuar të shkatërrohet tre herë, me luftë e me mjetë të palejueshme,me mjetë të forta. Në 97-tën me rastin e flamurit, në 2001 me luftën që e bëri Ali Ahmeti, ndërsa Arbër Xhaferi e ka vulos këtë dëshmi me deklaratë. Nuk e ka thënë Menduh Thaçi këtë, e ka thënë Arbër Xhaferi në deklaratë para mediumeve se kjo luftë bëhet për të rrëzuar PDSH-në prej qeverie. Dhe rasti në vitin 2008 ku në vend të armëve u përdor shkatërrimi i votave të PDSH-së, 70 mijë vota i prishën bashkë VMRO-ja, LSDM-ja dhe Aliu. Kjo luftë e tyre nuk do të ishte e suksesshme sikur mos të kishte dhe tradhtarë” tha Thaci, transmeton Portalb.

Iljaz Halimi, kandidati për president tha se është nder që një kandidat shqiptar të del për president.

“Ne nuk vendosëm rastësisht të dalim me kandidat për president, është nder për shqiptarët, është një nder për të gjithë ne. Unë seriozisht mendoj se do të shkoj në raundin e dytë. Në zgjedhjet e vitit 2009 të gjithë shqiptarët kishin 280 mijë vota ndërsa kandidati maqedonas pas Ivanovit kishte 230 mijë vota, mendoj se ne mund ti marrim votat dhe të bëjmë një ndryshim në këtë aspekt” tha Halimi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button