Pekini: SHBA-ja të mos e rrezikojë sovranitetin dhe sigurinë e Kinës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës e paralajmëroi sot Uashingtonin të mos e kontestojë sovranitetin e vendit, ndërsa me këtë u përgjigj edhe në akuzat se SHBA-ja planifikon patrulla ushtarake në Detin Jugor Kinez të kontestuar.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze Geng Shuang theksoi se tensionet në Detin Jugor Kinez janë stabilizuar falë bashkëpunimit intensiv të Kinës dhe vendeve nga Azia Juglindore, dhe u bëri thirrje vendeve të huaja, përfshirë edhe SHBA-në, ta respektojnë këtë.

“I bëjmë thirrje SHBA-së të mos ndërmarrë asnjë aksion që e rrezikon sovranitetin dhe sigurinë e Kinës”, theksoi Geng në konferencën për media.

Gazeta amerikane “Nejvi Tajms” njoftoi sot, duke iu referuar përfaqësuesve anonim ushtarakë se udhëheqësia e marinës amerikane dhe Komanda e Paqësorit e shqyrtojnë mundësinë të vendosin patrulla në ujërat qarkulluese në Detin Jugor Kinez, në pajtim me parimin e lundrimit të lirë , ndërsa patrulla të realizohet nga ana e grupeve ofensive të bartësve të aeroplanëve “Karl Vinson” nga baza në San Diego.

SHBA-ja për herë të fundit ka kryer operacion të lundrimit të lirë në atë zonë në tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button