Greqia planifikon ta emërojë familjen Rotshild si konsulent për borxhin

Autoritetet greke planifikojnë ta emërojnë kompaninë për konsaltig të familjes amerikane Rotshild për këshilltar gjatë ristrukturimit të borxhit publik në vend, me qëllim që të përfundojnë konfliktet me kreditorët dhe të shmanget falimentimi, shkruan gazeta “Fajnenshëll tajms”.

Sipas gazetës, Qeveria greke planifikon kjo të ndodh para takimit të ministrave të financave të eurozonës më 20 shkurt. Kompania “Rotshild” do ta konsultojë Greqinë në të gjitha sferat, të cilat i përfshijnë borxhet e saj, duke e përfshirë edhe udhëheqjen e negociatave me kreditorët dhe ripërtëritjen e lëshimit të obligacioneve greke.

Ministria greke e financave dhe kompania “Rotshild” refuzuan t’i komentojnë informacionet e tilla.

Nga viti 2010 vendet e eurozonës dhe Fondi monetar ndërkombëtar i miratuan Greqisë kredi për shpëtim në shumë prej rreth 250 miliardë euro. Për momentin borxhi grek tejkalon 315 miliardë euro, apo 175 për qind të bruto prodhimit vendor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button