Rusia mohon se ndërhyn në zgjedhjet në Francë

Rusia mohoi se ka kryer sulme kibernetike kundër kandidatit për president të Francës, Emmanuel Macron, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se akuzat e tilla kundër autoriteteve ruse janë “thjesht absurde”.

“Nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë qëllim për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve të tjera, ose në proceset zgjedhore në veçanti. Moska zyrtare nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë”, tha Peskov.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Macron ka shanse të mira për të fituar zgjedhjet presidenciale në Francë, përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Le Pen është kritike e Bashkimit Evropian dhe mbështet politikën ruse në Ukrainë.

Richard Ferrand, sekretar i përgjithshëm i partisë së Macronit, ka thënë se media të mbështetura nga shteti rus, të tilla si RT dhe Sputnik, janë duke sulmuar Macronin me “lajme të rreme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button