Kryetari Bejta priti drejtorin gjeneral të Gallatasarajit Unal Aysal

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në takim një delegacion të lartë nga Turqia nga klubi i mirënjohur i futbollit Gallatasaraj i kryesuar nga drejtori gjeneral Unal Aysal. 

Kryetari Bejta shprehu mirënjohje për vizitën që udhëheqja e lartë e klubit turk viziton Gostivarin dhe për iniciativën që tashmë është bërë realitet, hapjen e shkollës së futbollit për talentet e rinj në qytetin e Gostivarit. 

“Hapja e kësaj shkolle, e para në Maqedoni, tregon qartë se edhe drejtuesit e Klubit Gallatasaraj, kanë vërejtur se Gostivari ka talent të shkëlqyer të futbollit, dhe uroi që në të ardhmen ndonjë futbollist gostivaras të luaj për ekipin e parë të Gallatasarajit. Ju falënderoj edhe për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore që ma bërët gjatë vizitës time në klubin e Gallatasarajit”, tha kryetari Bejta. 

Në shenjë respekti, kryetari Bejta për vizitën e realizuar në Gostivar, mysafirëve nga Turqia u dhuroi plaketin me stemën e komunës së Gostivarit, ndërkaq kryetari i klubit të Gallatasaraj Unal Aysal kryetarit Bejta i dhuroi një fanellë të klubit. 

Kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, kryetari i Klubit të Futbollit Gallatasaraj, Unal Aysal, kryetarin e grupit të tifozëve “UltrAlsan” për Maqedoni, Sezer Purde, ministrin pa resor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Hadi Nezir dhe deputeten në parlamentin turk Gulay Dalyan vizituan edhe selinë e grupit të tifozëve të Gallatasarajit në Gostivar. 

Klubi i Gallatasarajit vitin e kaluar hapi shkollën e futbollit në Gostivarit, të vetmen në Maqedoni. 

Lajme të ngjashme

Back to top button