Ruanda ua ndalon mjekëve përdorimin e telefonave

Ministrja e Shëndetësisë së Ruandës, Diane Gashumba, ka deklaruar se nuk do të lejojnë përdorimin e telefonëve nga mjekët gjatë kohës kur këta të fundit të jenë në punë, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Sipas një lajmi të mediave vendase thuhet se ministrja është shprehur se do të ndalojë përdorimin e telefonit për çdo punonjës të shëndetësisë.

Gashumba, transmeton aa, ka thënë se zyrtarët e kësaj ministrie janë duke punuar për këtë nismë.

Thuhet se vendimi për ndalimin e përdorimit të telefonit nga punonjësit e shëndetësisë, ka ardhur pas ankesave të shumta të qytetarëve në lidhje me këtë çështje.

Me këtë vendim i cili pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm, synohet të rritet cilësia në shërbimet shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button