PDSH: Artan Grubi u kërkon komunave të paguajnë harxhimet e fushatës elektorale

PDSH-ja, ka prezantuar një dokument sipas të cilës, Artan Grubi u shkruan kryetarëve të komunave që qeverisen nga BDI që të paguajnë faturat e harxhimeve për fushatën elektorale.

“Këtu me të zeza në të bardhë Artan Grubi ju shkruan kryetarëve të komunave dhe urdhëron të paguajnë faturat e harxhimeve për nevojat partiake të fushatës elektorale”, tha anëtari i kryesisë qendrore të PDSH-së, Muhamet Thaçi në Konferencën e sotme për shtyp.

“Ky dokument fakton një situatë skandaloze dhe shqetësuese për shqiptarët. Ky dokument tregon se deri në çfarë shkalle ka arritur korrupsioni dhe krimi i organizuar në radhët e BDI-së. Financimi kriminal, blerja e votës dhe frikësimi i shqiptarëve nga ana e BDI-së ka marrë përmasa shqetësuese”, tha Muhamet Thaçi.

Sipas tij, dokumentet e prezantuara  dhe të tjera do ti dërgohen të gjithë faktorëve relevant të brendshëm dhe ndërkombëtarë.

Lidhur me këto akuza të PDSH-së, i kontaktuar nga Portalb, Artan Grubi nuk u përgjigj por tha që partia e tij do të del me deklaratë.

Lajme të ngjashme

Back to top button