Guteresh me dënim për Korenë Veriore për shkak lansimit të raketës balistike

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot e akuzoi Korenë Veriore për shkak të lansimit të raketave balistike, duke theksuar se akti i tillë paraqet shkelje të re të ashpër të rezolutave të Këshillit të Sigurimit.

“Udhëheqësia e Koresë Veriore duhet të kthehet në respektimin e tërësishëm të të gjitha obligimeve ndërkombëtare dhe në rrugën e çarmatosjes bërthamore”, theksoi Guteresh.

Koreja Veriore dje testoi lloj të ri të raketës balistike.  Për këtë shkak, SHBA-ja, Japonia dhe Koreja Jugore kërkuan konsultime urgjente me KS të KB-së, që do të mbahen gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button