Austria nuk përzihet në formimin e Qeverisë së re, edhe pse Kurc nuk pendohet që përkrahu VMRO-DPMNE

Kurc nuk e ka vizituar kampin “Vinojug” ku qëndrojnë emigrantë dhe refugjatë të mbetur në Maqedoni pas ndërprerjes së rutës ballkanike. Ai vizitoi disa lokacione të Gjevgjelis për mbikëqyrje elektronike të kufirit, si dhe kontingjentin e policëve austriak të cilët tash janë në Maqedoni, njofton sdk.mk, përcjell Portalb.mk.

Ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Sebastijan Kurc, i cili  edhe në cilësinë  e kryesuesit të OSBE me qëndrim në Maqedoni shprehu se nga Austria nuk do të ketë ndërhyrje në përbërjen e Qeverisë së re, edhe pse nuk pendohet që ishte pjesëmarrës në mitingun kryesor të VMRO-DPMNE gjatë fushatës parazgjedhore.

“Nuk pendohem dhe isha atje si anëtar i partisë evropiane dhe konsiderojë se është normale partitë simotra të vizitohen gjatë kohës së zgjedhjeve”, u shpreh Kruc në konferencën për media në Shkup i shoqëruar edhe nga ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë Nikolla Popovski, i cili njëherit është edhe deputet i përbërjes së re të Parlamentit.

“Partitë politike të Maqedonisë duhet të sjellin vendim i cili nuk e dërgon Maqedoninë në zgjedhje të reja, kurse nga ana jonë nuk do të ketë ndërhyrje në ndodhitë e ardhshme”, u shpreh Kurc.

Ai theksoi se interesi i Austrisë është që në Maqedoni edhe më tutje të ketë partner të fuqishëm dhe se shpreson që liderët do të zbatojnë reformat e nevojshme me çka do të orientohet në rrugën drejt integrimeve evropiane.

“Ne periudhat paraprake ka pasur një situatë të vështirë, po zgjedhejt ishin të suksesshme, transparente dhe demokratike, kjo është pozitive dhe duhet të theksohet. Qëllimi i Austrisë është që në Maqedoni edhe më tutje të kemi një partner të fuqishëm, të dëshirojmë stabilitet në këtë shtet dhe të shpresojmë se reformat dhe kursi evropian i Maqedonisë do të vazhdojnë edhe me tej”, tha Kurc.

Ai të dielën ishte në vizitë në kufirin Maqedoni- Greqi, kurse për të hënën është njoftuar se do të vizitojë edhe kufirin Maqedoni-Serbi.

Vizita e Kurc vjen pas vendimit të 15 ministrave të Bashkimit Evropian të sjellë javën e kaluar në Vienë, që deri në prill të ndalohet ruta ballkanike e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button