Çitaku: Arti dhe sportet po i sjellin shpresë shtetit tonë të ri

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është shprehur e lumtur se filmi kosovar “Home” ka fituar çmimin si filmi më i mirë i shkurtër në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017.

“Shumë krenare për artistët e rinj të talentuar. Punë e mirë, Shpat Deda. Arti dhe sportet po i sjellin gëzime dhe shpresë shtetit tonë të ri. Këta janë ambasadorët më të mirë që mund të kishim kërkuar. Shumë krenare”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.

Filmi kosovaro-anglez “Home” ka triumfuar duke lënë pas filmat Consumed, Mouth of Hell, Standby dhe The Party.

Ky film është prodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy.

Në të luajnë aktorët Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers, e të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button