Sivjet spërkatet bregdeti shqiptar, hera e parë pas 1989-shit

Në 7 prill, Ditën Botërore të Shëndetit, ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj, e ka vënë theksin tek rreziku i përhapjes së sëmundjeve përmes vektorëve.

Sipas Beqajt, prej këtyre sëmundjeve rrezikohet gjysma e popullsisë. Ministri bëri me dije se gjatë këtij viti do të merren masa për dezinfektim para dhe gjatë sezonit turistik të vitit 2014.

“Spërkatja e fundit në bregdet është bërë në vitin 1989. Ka qenë kërkesë e kryeministrit Rama që të hartohej një plan për dezinfektimin. Japim siguri për qytetarët dhe operatorët turistikë që këtë vit do ketë dezinfektim para dhe gjatë sezonit veror. Janë zgjedhur disa zona të caktuara, ndërsa ndërhyrja do bëhet si nga toka dhe nga ajri”, tha ministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button