Basha për 18 shkurtin: S’do të biem poshtë Rumanisë, unë produkt i hapjes së PD, ju të rinjtë produkti im…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me të rinj profesionistë. Ai tha se shqiptarët kanë marrë shembull nga Rumania, e cila e detyroi qeverinë me protesta të anulojë amnistitë për politikanët e korruptuar. “Shembullin e fundit në Rumani e ka parë gjithë bota, shqiptarët, rinia shqiptare nuk mund të bjerë poshtë këtij shembulli. Kjo është në dorën e gjithsecilit. Unë jam produkt i kësaj hapje, hapjes së Shqipërisë dhe PD. Këtë bekim dhe shans dua ta bëj të mundur sot për gjithsecilin që është këtu”, tha Basha.

Basha u shpreh se taksa progresive ka patur efekte shkatërruesë mbi shtresën e mesme, që janë edhe njerëzit për të cilët Shqipëria ka më shumë nevojë.

“Para disa ditësh doli një statistikë për numrin e madh të mjekëve që po largohen nga Shqipëria. Kjo gjendje kërkon një sistem skal të ri. Taksa e sheshtë ndihmon jo vetëm sipërmarrësit por edhe shtresën e mesme. Taksa e sheshtë 9 përqind, si pjesë e paketës skale të programit tonë, do t’i rikthejë shtresës së mesme mundësinë të gëzojë frytet e djersës së vet dhe ta motivojë më shumë.”

Ai u shpreh se biznesi duhet të jetë aleat, por qeveria nuk mund të bëhet njësh me të.

“Po u ul biznesi me politikanin, humbet qytetari. Po u ul ministri apo kryeminsitri me biznesmenin në skuta të erreta, shanset janë të gatuajnë dicka kundër konsumatorit, kundër sipërmarrësit kundër qytetarit dhe punëmarrësit Flas për partneritet i cili synon produkt në interes publik, të rrisë punësimin përshembull. Si mund ta rrisim ne atë? Ne kemi një zgjidhje. Skema ime bazohet në praktikat më të mira gjermane dhe europiane. Ofrojmë 10 mijë stazhe për ti krijuar studentëve një kontekst ku të hedhin hapat e parë për tu përfshirë në tregun e punës dhe për të konkuruar. Asnjë prej jush nuk kërkon lëmoshë, të gjithë keni kërkuar vetëm shanse të barabarta.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button