Shefi i diplomacisë ruse, Lavrov: Ja çfarë përgatisin Turqia, Rusia dhe Irani

Rusia, Turqia dhe Irani përgatiten për takimin e ri mes pjesëtarëve të Qeverisë siriane dhe opozitës, deklaroi sot shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

Ai shtoi se do të bëhen “përpjekje të reja” për zgjidhjen e krizës në Siri.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kazakistanit dje njoftoi se delegacionet e qeverisë siriane dhe kryengritësit, së bashku me përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Stefan de Mistura, janë ftuar të marrin pjesë në takimet për krizën siriane, që do të mbahen në Astana më 15 dhe 16 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button