Aeroporti i Hamburgut i kthehet gjendjes normale pas evakuimit të qindra udhëtarëve (VIDEO)

PËRDITËSIM

Aeroporti i Hamburgut në pjesën veriore të Gjermanisë, i është kthyer gjendjes normale, pasi sot ishte evakuuar për shkak të një ere shumë të pakëndshme që ishte përhapur në ndërtesat e terminaleve të aeroportit, ndërsa te shumë udhëtarë kjo kishte shkaktuar kollitje dhe skuqje të syve.

Zyrtarë të ekipeve të zjarrfikësve thanë se afro 50 vetë ishin lënduar pasi një substancë e panjohur qartazi kishte dalur nga sistemi i ajrit të kondicionuar në këtë aeroport, që është i pesti më i madhi në Gjermani.

Evakuimi ka ndikuar që qindra udhëtarë është dashur të prisnin jashtë aeroportit në temperaturë tejet të ulët, raporton agjencia DPA.

Ata u kthyen brenda pasi zyrtarët e shpallën kthimin në gjendjen normale të aeroportit.

Një brigadë e zjarrfikësve tha se i kishte ngitur disa qendra të trajtimit për ata që ishin lënduar, duke thënë se nëse paraqitet e nevojshme, disa prej tyre mund të dërgohen edhe në spital.

***************************************************************************

Zjarrfikësit gjerman kanë evakuuar qindra udhëtarë nga aeroporti i Hamburgut, pasi 50 persona u prekën nga një helm i panjohur, i cili mendohet se është përhapur me anë të sistemit të ajrit të kondicionuar të aeroportit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se 50 persona janë ankuar për probleme të frymëmarrjes dhe të djegies së syve të dielën, kurse zjarrfikësit filluan t’i kontrollonin ata për të konstatuar nëse duhet të dërgohen në spital.

Ata që janë evakuuar nga Aeroporti i Hamburgut duhej të presin jashtë terminaleve në temperaturat nën zero.

Nga aeroporti ende nuk janë prononcuar në lidhje me rastin. Nuk është e qartë se si evakuimi ka prekur trafikun ajror në aeroport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button