Edhe Jakimovski si Gruevski: Nëse LSDM dhe BDI bëjnë Qeveri, do të ketë probleme serioze

Stevçe Jakimovski i cili ishte njëherë anëtar i opozitares LSDM, tani kryetar i partisë GROM-it dhe kryetar i Komunës së Karposhit, thotë se nëse partia e udhëhequr nga Zoran Zaev krijon Qeverinë e re së bashku me Bashkimin Demokratik për Integrim, do të ketë probleme serioze në Maqedoni.

“Nëse LSDM-ja e formon Qeverinë, kjo do të thotë se nuk do të respektohet vullneti i qytetarëve. Mendoj se do të kemi probleme seioze. Në Maqedoni nuk do të zgjidhet kriza, por përkundrazi do të thellohet edhe më tej, sidomos nëse kemi parasysh se lideri i LSDM-së është i dyshuar për disa skandale korruptive dhe me të vërtetë do të jetë turp nëse largojmë një qeveri dhe sjellim një tjetër që ka hetime serioze nga gjykatat”, shprehet Jakimovski në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.

Jakimovski, sërish akuzoi vendet tjera për ndojten e ajrit në komunën e Karposhit të Shkupit duke thënë që ndotja vjen nga industria që nuk e kanë, nga Bjeshkët e Sharrit dhe gjetiu dhe kur kjo komunë merr masa ato nuk kanë efekt sepse janë parciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button