SHBA refuzon vizën për nënkryetarin e Senatit në Pakistan

Pakistani ka anuluar një vizitë të planifikuar të senatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pasi që administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka refuzuar ti japë vizë nënkryetarit të Senatit pakistanez, raporton Anadolu Agency (AA).

“Maulana Abdul Ghafoor Haideri, nënkryetar i Senatit dhe Sekretar i përgjithshëm i Jamiat Ulema Islam, një nga partitë më të mëdha në vend, duhej të udhëtonte në New York më 10 shkurt për të marrë pjesë në konferencën nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara në krye të një delegacioni dy anëtarësh të Senatit”, tha për AA të shtunën Asad Murwat, zëdhënës i Senatit pakistanez.

Ky veprim përkon me vendimin e Gjykatës Federale të Apelit të SHBA-ve e cila hodhi poshtë vendimin e Presidentit të Donald Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të shtetasve nga shtatë vende me shumicë muslimane, ndër të cilat nuk ishte Pakistani.

Murwat theksoi se në përgjigje të ndalimit të Trumpit, Raza Rabbani, kryetari i Senatit anulon vizitën në SHBA.

Megjithatë, ambasada amerikane ka lëshuar një vizë për senatorin tjetër pakistanez Salahuddin Tirmizi, pa dhënë arsyet për refuzimin e aplikimit të Haiderit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button