Ndotja e ajrit në Maqedoni, ja masat që ambientalistët kërkojnë

Pasi fundjavën që lame pas,  në shumë komuna të Shkupit ishte matur ndotje rekorde e ajrit prej mbi 1000 mikrogram grimca PM10, ambientalistët kërkuan masa konkrete, nderkohe qe ne fillim te javes qe lam pas edhe qyteti I Shkupit, miratoi transportin falas në qytet, masë kjo që u shfuqizua pas vetëm dy ditësh.
Transporti public falas ishte shumë i shkurtër dhe nuk është verejtur pothuajse  asnjë efekt sa I përket zbritjen e nivelit të ndotjes  së ajrit, u shpreh me kete rast për TVM2 ambientalisti Afrim Osmani. Sipas tij transporti public kontribuon në vazhdimësi në ndotjen e ajrit, sepse nuk plotëson eko-standardet.
“Tek ne u ndërmor një masë e këtillë  që trasnporti public të jetë falas përderisa nuk vërehet një ulje të ndotjes,  mirpo  u pa joserioziteti  jo korektësin ne  luftimin  e kësaj dukurie ….. për arsye se zgjati shumë pak , 2  apo 3  dite. Transporti  public falas duhet të kombinohet që ta merr efektin që presim. Në Paris u kumbinua me shfrytëzimin e automjeteve  cift- tek , 10 vitet e ardhshme transport public falas  në cdo të dytën ditë të punës . Transporti public ishte falas  mirpo ranë në sy autobuset  që më së tepërmi e ndotin ajrin, por sa ata e plotësojnë standarit eko se sa vjen në shprehje emisioni I gazrave ndotëse tek ato”, tha Afrim Osmani, ambientalist.
Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin masa  që qytetarëve tju lehtësohet për të patur  në shfrytëzim makinat me standard eko-4 në vend të atyre eko-1, shprehet më tej Osmani.
“Tek ne ende bëjmë përpjekje që ta sjellim në nievelin eko 4,  sepse  një pjesë bukur e mirë  e automjeteve që shfrytëzohen nga vozitësit janë me standarte eko 3 , 2 bile  kemi edhe eko 1 . Një nga masat që duhet ti ndërmer Qyteti i Shkupit por edhe institucionet  tjera , ministria për Planifikim Hapësinorë,   është që ti subvencionojnë voztësit  me  paisje  të katalizatorëve  me cka do të vjen në shprehje shfrytëzimi i eko 4”, shtoi Osmani.
Organizata Boterore e Shëndetësisë  deri më tani permes fushatave të ndryshme  rekomandon  sa më shumë ecje në këmbë  dhe promovim të ciklizmit ,sa më shumë të shfrytëzohet  energjia  diellore dhe të  të ndalohen ndërtimet e reja në kohën  kur niveli  I ndotjes tejkalon të lejuarën. Vetëm kështu mund të presim që efektet për pastërti ajri të vërehen në afat më të gjatë kohor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button