Policia franceze parandalon një sulm terrorist

Një sulm terrorist në tokën franceze është parandaluar me arrestimin e katër personave të dyshuar në qytetin Montepellier, tha ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Tre burra dhe një vajzë 16 vjeçe janë gjetur me materiale për bërjen e bombave gjatë bastisjes së policisë në një aparatment.

Policia antiterroriste tha se ka gjetur eksplozivë të bërë në shtëpi, të ngjashëm me ata që janë përdorur në sulmet terroriste në Paris, në nëntor të vitit 2015.

Raportohet se vajza ka bërë deklarata xhihadiste online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button