21 milion euro për mirëmbajtjen e TEC-it në Manastir

Në byronë e furnizimeve publike është publikuar kontrata në vlerë prej 21.5 milion euro për mirëmbajtjen e blloqeve në “TEC Manastiri”.

Kompania shtetërore ELEM për shërbimin “Punë dorë e specializuar për aktivitete të balancuara”, ka angazhuar pesë kompani nga Manastiri, tetë nga Shkupi dhe nga një nga Kërçova dhe Shën Nikolla. Gjithsej me këta kompani janë nënshkruar 48 kontrata. Gjysma e vlerës së përgjithshme ose rreth 11 milion euro ka marrë kompania nga Shkupi Fakom SH.A, ndërsa rreth 5 milion euro ka marrë kompania Markovski Kompani, Borçe SHPKNJ. Mbi 200 mijë euro do të shkojnë edhe në llogarinë e kompanisë së marketingut Kaza-Prom e cila përveç veprimtarisë bazë merret edhe me marketing.

Nga ELEM për Alsat M sqarojnë se gjatë realizimit të tenderit janë respektuar të gjitha dispozitat ligjore, ndërsa një nga kushtet është çmimi më i ulët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button