Drejtori i Video-Lotarisë do ta sigurojë jetën me para të shtetit

Drejtori i Video-Lotarisë Shtetërore, Dane Kuzmanovski, do të fitojë sigurim të jetës me para të shtetit. Ky institucion ka publikuar shpallje për zgjedhje të kompanisë së sigurimit, me të cilën do të nënshkruaj marrëveshje për sigurim menaxherial nga fatkeqësia (vdekje nga fatkeqësia, vdekje nga sëmundja ose invaliditet të përhershëm) për periudhë prej një viti, njofton Portalb.

Me sigurim menaxherial, drejtori do të jetë i siguruar 24 orë.

Shuma që do të paguhet nga buxheti shtetëror për sigurimin e drejtorit Kuzmanovski për periudhën prej një viti është 4800 euro, që në rast të vdekjes nga fatkeqësia ose sëmundja, familjes do t’i paguhet shumë prej 20.950 euro, për harxhimet për mjekim janë të parapara 9.000 euro, kompensim ditor 50 euro, ndërkaq në rast të invaliditetit të përjetshëm drejtorit do t’i jepen 40.000 euro.

Dane Kuzmanovski, nuk është drejtori i vetëm që i shfrytëzon paratë shtetërore për benefite private. Edhe drejtori gjeneral i Kompanisë Shtetërore Banesore, Cvetko Grozdanov dhe katër anëtarë jo-ekzekutiv të bordit të drejtorëve me paratë e shtetit kanë marrë sigurim të jetës.

Në pyetjen pse Grozdamuvit t’i paguajnë sigurim të jetës, ai u thirr në marrëveshjen menaxheriale dhe statutit të Kompanisë, në të cilën ky privilegj i është i garantuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button