Zaharova: NATO shpik kanosje joreale në rajonet e Detit të Zi

Aktivitetet e përforcuara të NATO-s në rajonin e Detit të Zi tregojnë se Aleanca po shpik kanosje, duke u nisur nga detyrat kryesore – posaçërisht nga lufta kundër terrorizmit në Siri, deklaroi sot në konferencë shtypi zëdhënësja e Ministrisë ruse ë Punëve të Jashtme Marija Zaharova.

“Nëse bëhet fjalë për aktivitetet e NATO-s (në rajonin e Detit të Zi), për fat të keq edhe në këtë rast, si dhe për çështjet për sajber-sigurinë, kolegët tanë perëndimor preferojnë të merren me kanosje virtuale dhe në përgjithësi joekzistuese”, theksoi Zaharova.

“Virtuale – jo në kuptim të ekzistencës së kanosjeve në hapësirën virtuale, por në përgjithësi jashtë realitetit”, theksoi ajo.

“Nëse NATO konsideron se kanosja kryesore për të vjen nga rajoni i Detit të Zi, atëherë sipas meje është në hamendje të madhe. Të gjithë shkëlqyeshëm e dinë kur tani po zhvillohen ngjarjet themelore dramatike, posaçërisht lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar. Nuk ka kurrfarë kuptimi të shpiken kanosje të reja, joekzistuese”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button