KH: Prokuroria Publike punon në mënyrë jo-efikase në rastin e Tamarës

Komiteti i Helsinkit (KH) për të drejtat e njeriut deklaroi se Prokuroria Publike në mënyrë jo-efikase dhe jo-transparente e zhvillon hetimin për rastin e Tamara Dimovkës, njofton Portalb.mk.

Nga KH-ja më 19 shkurt të vitit 2015 deri te Prokuroria Publike kanë dorëzuar paraqitje kundër personat përgjegjës për punë të pandërgjegjshme në detyrë zyrtare, ndërkaq ende nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje.

Nëna e Tamarës, Zhaklina DImovska dhe KH-ja kanë dorëzuar kërkesë deri te Prokuroria e Lartë e shtetit në Shkup, deri te Prokurori Publik i Maqedonisë dhe Këshilli i Prokurorëve Publik që të kryhet mbikëqyrja e Prokurorisë Publike për t’u konstatuar arsyet e anulimit të procedurës.

Nga KH-ja kërkojnë përgjigje urgjente nga Prokuroria Publike për rezultatin e procedurës për rastin e Tamarës, në të kundërtën do të dorëzojnë padi në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. KH gjithashtu ka kërkuar që nëse ekziston një përgjim i vetëm, rastin ta merr në duar Prokuroria Speciale. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button