Ëndërr e përjetshme

I mbylla sytë…
Ndjeja dhimbje të papërshkruara, kraharori më çaheshte nga ato dhimbje të padurueshme. Ç΄janë këto dhimbje kaq të mëdha që po ma ndalin frymën?
Zemra rrihte me shpejtësi marramendëse por, çastin që lodheshte, vrapin e ndalonte.
Nuk arrija ta kuptoj se ç’po ndodhte, doja ti hap sytë që të shoh a ka dikush në afërsinë time, doja ta hap gojën e të nxjerr së paku një tingull i cili do asoconte në kërkimin e ndihmës…por unë isha e tërra e paralizuar.

Dhimbjet veç po rriteshin, kraharori më mbylleshte saqë mezi merrja frymë, buzët i ndjeja që më ishin tharë, isha si e shurdhër veshët nuk mund të pranonin asnjë tingull nga bota e jashtme, ndjeja që trupin ma kishte kapluar një i ftohtë i çuditshëm…çpo ndodh me mua o Perëndi???
Pas pak çaste një dritë mi verboi sytë, por isha me sy të mbyllur, një dritë përplot me shkëlqim. Më rrëmbeu një frikë e tmerrshme, dhimbjet veç po rriteshin,ooh sa më vinte të bërtas, ohh kjo dhimbje ma përçau shpirtin…

Fillova të fluturoj…arrita ti hapi sytë dhe po shihja një pafundësi të bukur e të shëndritshme, e ktheva kokën pas dhe pash trupin tim i cili dukeshte i tretur, buzët dukeshin të mavijosura, sytë e lodhur, dukesha sikur kisha qenë në ndonjë luftë dhe kisha humbur betejën.
Duke fluturuar sa më lartë aq më pak kisha mundësi ta shoh trupin tim, isha habitur me ndodhinë saqë nuk po shihja nga po më dërgon kjo dritë mbreslënëse. Udhëtimi përfundoi në një dhomë të bardhë pa udhëtarë të tjerë, isha plotësisht e vetmuar. Kalova goxha kohë të gjatë në atë dhomë të vetmuar, por vetmin nuk e kisha ndjerë meqë pyetje të panumërta më shoqëronin: ç΄ndodhi? ku jam? pse jam e vetmuar? po ç΄ndodhi me trupin tim? koka më ishte bombarduar me pyetje që nuk u gjeja fare përgjigje.

Rastësisht vërejta një dritare në atë dhomë përplot vetmi, u afrova pran saj dhe prej lart mundesha të shoh një ceremoni por nuk arrija të identifikoj se për çfarë ceremonie bëhet fjalë…po shoh lule nëpër duart e njerëzve mbase është dasëm, por përse janë të veshur me të zeza? Ah ata po qajnë! Me siguri është funeral! Eh, jeta merr dhe jep – mendova!
Sa vendosa të largohem nga dritarja meqë pas ndodhisë së çuditshme që më kishte ngjarë shpirti im nuk do të arrinte të përballon edhe funeralin e një të mjeri, në mesin e turmës vërejta mamin tim fytyra e së cilës dukeshte e pa jetë. Kush mund të jetë i mjeri? Me siguri ndonjë i afërm i yni – supozova! Duke u munduar që nga lart ta identifikoj të mjerin, vërejta dhe babain tim, vëllaun tim, gjyshërit, shoqërin time dhe shumë njerëz të tjerë.

Më goditi një gjë në gjoks aq dhëmbi sikur ishte rrufe, çdogjë parasysh më rrotulloheshte, trupi më dridheshte…arrita ta shoh fytyrën e personit të mjerë, ishte personi i njëjtë të cilin po e shihja nga lart momentin që më rrëmbeu ajo dritë mbreslënëse…isha unë!
Isha e frikësuar njëkohësisht e e habitur se ajo që unë po e shihja nuk kishte mundësi të jetë realitet meqë unë jam e gjallë! Sa largohesha nga dritarja, sërisht afrohesha, nuk u besoja syve se ç΄po shoh, kjo me siguri është një ëndërr e keqe nga e cila sëshpejti do të dal. E shihja trupin tim të pashpirt, kisha një kurorë me lule roze në kokë, ehh ngjyra roze ngjyra ime e preferuar, dukesha shumë e dobët dhe e çuditshme. Lëshuan trupin tim në atë vrimë të ashtuquajtur “varrë”,ulërimat e njerëzve dëgjoheshin gjithandej, trupin ma kaploi rrënqethje kur pash mamin tim e cila i shkulte flokët dhe bërtiste:”oh moj bijë, përse na lae”? Tmerr po shikonin sytë e mi, aq dhimbje, vuajtje dhe ulërima, por tmerri ishte më i madh meqë po shikoja funeralin tim, po shihja se si trupi im po mbulohet me atë dhe të zi!

Ceremoni e paparë, me njerëz plotë, mesa mund të shoh më paskan dashur shumë njerëz e këtë gjë nuk e kisha ditur. Ceremonia përfundoi ashtu siç filloi…u ula në një skaj të dhomës që pak ta qetësoj vehten dhe sa më shpejt të zgjohem nga gjumi që kjo ëndërr e keqe kurr më mos të më shfaqet.
Tek po prisja ndjeva një prani në shpirtin tim, sikur dikush ishte afër meje por që nuk mundesha ta shoh, dola në dritare që ta vështroja vendbanimin tim…vërejta një të panjohur pran varrit tim i cili mbante në dorë një buqet lule dhe po qante:”kthehu tek unë, të lutem, ose merrmë dhe mua”.

Ndjeva diçka të nxehtë tek po rrokulliseshte në faqen time, ishte loti përvëlues i cili ma freskoi memorien për shumë gjëra.
Para varrit tim qëndronte arsyeja e vdekjes time, arsyeja e cila i shtyu buzët e mija që ta shijojnë helmin dhe unë të shtrihem në atë vrimë të errët përjetësisht.
“Largohu nga varri im o i marrë, largohu, hapat që të sollën këtu rëndojnë në shpirtin tim të vdekur.Prindërit, të afërmit, të largët, fqinjët, lypsarët, të gjithë janë të mirseardhur në vendbanimin tim të ri përpos teje. Largohu që tani” – i thashë këto fjalë me zë të lartë që ai të më dëgjonte, lutesha që të më ketë dëgjuar!

U largova nga dritarja meqë shpirti im nuk duronte prezencën e arsyes së vdekjes time. Duke pritur në atë dhomë e cila sipas gjitha gjasave ishte zona neutrale, lutesha që lulet roze të kurorës që u mbjellën në dhe sëbashku me mua të çelin dhe ta zbukurojnë kopshtin e vendbanimit tim të përjetshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button