Kryqi i Kuq pezullon operacionet në Afganistan

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq pezulloi operacionet në Afganistan, pasi persona të armatosur vranë gjashtë punonjës për shpërndarjen e ndihmave në një rajon të largët verior, të përfshirë nga reshje të dendura të borës, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Guvernatori i provincës Jovzjan tha se konvoji me ndihma është sulmuar të mërkurën nga militantë të dyshuar të grupit Shteti Islamik.

Kreu i Kryqit të Kuq e cilësoi incidentin si “sulmin më të keq” kundër organizatës në 20 vjet.

“Operacionet tona janë vënë në pritje, sepse duhet të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht, përpara se t’i rinisim ato”, tha drejtori për operacione pranë Kryqit të Kuq, Dominik Stillhart.

Ai tha se Afganistani ka programin të katërt më të madh humanitar nga Kryqi i Kuq.

“Situata humanitare në Afganistan është e tmerrshme. Ne jemi një nga pak organizatat e pranishme në gjithë vendin”, tha Stillhart.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button