Arrestohet deputetja Aida Dërguti

Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 09.02.2017 në orët e mëngjesit ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Vushtrri, njofton Policia e Kosovës, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Sipas kumtesë, njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së znj. A. D.(Aida Dërguti, deputete e Vetëvendosjes), të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kumtesa potencon znj. A.D. ka bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta është shoqëruar në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë.

Bashkë me kumtesën Policia ka dërguar edhe urdhërarrestin për Deputeten e Vetvendosjës, Aida Dërguti i lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button