Ahmeti: Jo banesa për ata që i kanë punët mirë, por për nevojtarët

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka arsyetuar vendimin e komunës që t’i largojë nga banesat zyrtarë të LDK-së dhe PDK-së që kanë qenë drejtorë në komunë, njofton gazetablic, përcjell Portalb.mk.

Ai tha se këtë vit u skadojnë kontratat e banesave të komunës ish drejtorëve e asamblistëve të komunës. Ahmeti thotë se ato banesa nuk do t’i ndajnë për pushtetarët por aty do të vendosen familjet që janë në kategorinë e rastve sociale.

“Jo banesa për ata që i kanë punët mirë, por banesa për ata që kanë nevojë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai bën të ditur se në komunën e Prishtinës janë 329 familje që kanë nevojë për strehim, prej të cilave 50 prej tyre do të strehohen këtë vit.

“Në planin tonë për banim special do t’i strehojmë të gjitha familjet në 5 vitet e ardhshme. Po ashtu fillojmë edhe programin për banimin e përballueshëm për punëtorët e sektorit publik me dy modele te cilat do ti pilotojmë sivjet”, thuhet në postimin e kryetarit Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button