Qytetarët e Shkupit vazhdojnë të thithin ajër të ndotur

Nivel i mesëm i ndotjes së ajrit me grimca PM2.5 sot në mëngjes është regjistruar në stacionet matëse në Qendër dhe në Karposh, të cilat janë të vetmet stacione matëse që e masin këtë ndotës, njofotn Portalb.mk.

Sipas të dhënave nga ueb-faqja e Ministrisë së Ambientit Jetësore dhe  Planifikimit Hapësinor, stacioni matës në Qendër ka regjistruar rreth 75 mikrogramë grimca PM2.5 në një metër kub katror ajër, me tendencë për rritje, ndërkaq ajo në Karposh ka matur rreth 120 mikrokgramë, me tendencë për ulje.

Në lidhje me grimcat PM10 në mëngjesin e sotëm më keq ka qenë Lisiçja me rreth 200 mikrogramë në një metër kub ajër, gjegjësisht 4 herë më shumë se sa e lejuara maksimale. Stacioni matës në Gazi Babë tregon se atje ajri është i ndotur me më pak se 200 mikrogramë, ndërkaq te Rektorati janë matur 175 mikrogramë grimca PM10 në një metër kub katror ajër.

Në Kumanovë janë matur rreth 110 mikrogramë, ndërkaq në Tetovë 180 mikrogramë.

Sot në mëngjes, grimcat kancerogjene janë dhjetë herë më shumë se sa dje, që sipas të gjitha gjasave është si rezultat i shiut. /Portalb

LEXO: Ndotja e ajrit: Shkupi e ka arritur Pekinin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button