Duhej të shkonin në Los Angeles, e gjejnë veten në Arktik (VIDEO)

Duhej të ishin ulur në Los Angeles por papritur janë gjetur në vendin më të ftohtë të Amerikës së Veriut, ku temperaturat arrijnë deri në –30 gradë.

Piloti i avionit të linjës Swiss që u nis nga Zurich iu desh të bënte një ulje urgjente në Arktik. Avioni pësoi një problem me motorët, kështu zbritja u bë vetëm më një motor.

“Problemi i vërtetë është se ai kishte vetëm një motor në dispozicion, por pavarësisht nga kjo ishte një ulje e qetë,”- tha John Hawkins, drejtori i aeroportit të Torontos.

Zbritja u bë në 3 të pasdites kur temperaturat ishin -21°C dhe në mesnatë arrinin deri në -30°C.

Pasagjerët qëndruan aty deri të nesërmen në mëngjes kur erdhi një avion tjetër t’i merrte dhe ti dërgonte në destinacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button