Drejtuesi i WikiLeaks, Assange: Më riktheni lirinë time

Duke mos treguar asnjë shenjë se do të dorëzohet në SHBA, themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange ka lutur Mbretërinë e Bashkuar dhe Suedinë që të bëjnë “gjënë e duhur” dhe të ja rikthejnë lirinë, njofton klankosova, përcjell Portalb.mk.

Assange ka pretendeuar se ai e meriton lirinë.

Drejtuesi i WikiLeaks ka qenë i fshehur për më shumë se katër vjet në Ambasadën ekuadoriane në Londër dhe ka refuzuar të takohet me prokurorët në Suedi, ku ai mbetet në kërkim për akuzën e përdhunimit.

Ai foli pas një viti pasi një grup i Kombeve të Bashkuara zbuloi se Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia kishin bërë arrestimin e tij “në mënyrë arbitrare”.

Assange ka argumentuar se këto dy shtete kanë nënshkruar traktate për të njohur mekanizmat e e të drejtave të njeriut.

Zyrtarët britanikë më parë kishin deklaruar se gjetjet e grupit punues të Kombeve të Bashkuara mbi ndalimin e Assange nuk ndryshojnë asgjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button