Mijëra njerëz të varur në një burg në Siri, thotë Amnesty

Rreth 13,000 njerëz, shumica prej tyre mbështetës civilë të opozitës siriane, janë ekzekutuar në fshehtësi në një burg në Siri, tha grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International, transmeton REL.

Në raportin e tij thuhet se varje masive janë bërë çdo javë në burgun Sajdnaja, në veri të Damaskut, në periudhën shtator 2011 – dhjetor 2015.

Amnesty tha se ekzekutimet e dyshuara janë autorizuar në nivelet më të larta të Qeverisë siriane.

Grupi ka intervistuar 84 njerëz, përfshirë ish-roje, ish-të burgosur dhe ish-zyrtarë burgu për raportin e tij.

Ai po ashtu bëri thirrje për hetim nga Kombet e Bashkuara.

Qeveria më herët ka mohuar vrasjen ose keqtrajtimin e të burgosurve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button