Dhunimi i fëmijëve të jetimores në Shkodër, lirohet nga burgu drejtoresha
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/02/ab082d0c7102741a940f6da05d06fd85-e1486392082909.jpg?fit=600%2C600&ssl=1)
Gjykata e Apelit Shkodër ka marrë vendimin për drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, Albana Llazani. Ajo u burgos bashkë me punonjës të tjerë pasi u provua dhunimi seksual nga persona të jashtëm ndaj tri vajzave të mitura të jetimores si dhe gjurmë dhune fizike dhe keqtrajtimi çnjerëzor, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.
Gjykata vendosi më 1 shkurt dënimin me arrest shtëpie për ish-drejtoreshën Llazani, duke e mbyllur periudhën e saj të dënimit me burg, që e kaloi në Burgun e Grave në Tiranë, me vetëm 8 muaj.