Ambasada e Rusisë në Maqedoni: Zgjidhjet kundër vullnetit të popullit janë të rrezikshme

Në bazë të Kushtetutës dhe normat e pranuara të përgjithshme, jemi të bindur se mund të zgjidhet kriza politike, e cila e ka kapur Republikën e Maqedonisë, reagojnë nga Ambasada e Rusisë në Shkup, njofton Portalb.mk.

Nga atje thonë se, të gjitha përpjekjet për përzierje në këtë proces nga jashtë, janë që të futen zgjidhje të ndryshme, përskaj vullnetit të popullit në Maqedoni, të cilat janë shumë të rrezikshme dhe patjetër të njëjtat duhet të hidhen poshtë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

“Parimet e sovranitetit të barabartë të shteteve, ndërkaq mospërzierja në punët e brendshme nga ana e shteteve tjera është karakter universal dhe mosrespektimi i tyre paraqet shkelje të ashpër të së drejtës ndërkombëtare”, vlerësojnë nga Ambasada e Rusisë në Maqedoni, prej ku shtojnë se Federata Ruse në kontinuitet e përkrahë sigurinë dhe stabilitetin e Republikës së Maqedonisë si të pavarur, sovrane dhe shtet territorial integral.

Nga Ambasada thonë se i dënojnë përpjekjet e fuqive të jashtme që ta keqpërdorin faktorin e komplikuar multietnik për qëllimet e tyre konjuktuese.

“Veprimet e tilla të ndryshme jo vetëm që kontribuojnë për mosgjetjen e krizës nga dallimet politike, por janë edhe shumë të rrezikshme për shtetin, ndërkaq u bëjnë shumë dëm edhe interesave themelore të Maqedonisë dhe interesave të bashkëpunimit për stabilitet në rajon”, thonë nga Ambasada Ruse.

MPJ-ja e Rusisë më parë reagoi edhe për krizën politike në Maqedoni, e cila vlerësoi se brenda shtetit janë përzier edhe faktorë të huaj. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button